Barça shkarkon Valdes, bëri sherr me Kluivert

Victor Valdes nuk është më trajneri i skuadrës së 19-vjeçarve të Barcelonës.

Ish-portieri legjendar i blaugranave është shkarkuar nga detyra pas zënkës së ashpër me përgjegjësin teknik të sektorit të të rinjve të Barçës holandezin Patrick Kluivert.

Gjithçka ka ndodhur javën e kaluar pas humbjes së thellë që Barça U-19 pësoi me shifrat 0-3 ndaj Interit në shtëpi.


Në vend të Victor Valdes është emëruar Franc Artiga që vjen nga skuadra B e të rinjve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.