Quiz/ Me cilën gazetare u tall dje “Portokalli”?! (Shikoni videon)

“Portokalli” gozhdoi dje para ekranit shqiptarët, duke dhuruar emocione dhe të qeshura pafund.

Një vëmendje e madhe gjatë emisionit iu kushtua dezinformimit që vjen nga portale të ndryshme, që për hir të së vërtetës janë kthyer në një shqetësim të madh për qytetarët dhe biznesin.


E ftuar “speciale” krah moderatores Xhemi Shehu ishte edhe “Alina Shaban Fërkimi”, drejtuese e një portali, rol që u luajt nga aktorja Renada Caci.

Skeçi demaskonte realitetin që përcjell ajo si gazetare, duke vendosur gjoba me spekullime.

Disa nga batutat

Alina: Portokallia gjithmonë e më fantastikeeee!

Xhemi: Po ashtu do thuash se të ftuam

Alina: S’ke dy muaj që ke lindur dhe ua sa je dobësuar

Xhemi: Unë dy muaj, jo mi Alina, qenke keqinformuar. Kam kohë unë që kam lindur.

Alina: Ëhhh ke kohë që kë lindur?

Ndërkohë pas krahëve: Shtriga, ta bëj lajm. Xhemi Shehu ka një fëmijë ilegal.  Mirë ia bëra?

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.