Pse Monika dhe Lulzimi s’bëhen dot si Vjosa dhe Albini?

Nga Kreshnik Spahiu


Albini Kurti shiti apartamentin për kauzën e Vetvendosjes, Lulzim Basha shiti kauzën për apartamentet e tij 14 milion euro.

Albin Kurtin e kam takuar disa herē, në kafe, në restorant, në zyrë, në ambjente publike!

Nuk ka Mercedes të blinduar dhe as bodyguard. Thjeshtësia e tij është tipike.



Edhe me Lulzim Bashën takohesha por me një ndryshim. Më lehtë kontakton me Angela Merkel sesa me Lulzim Bashēn nga kontrrollet dhe rojet qe mban nga frika. Pa llogaritur telefonatat që filtrohen nga 5 sekretare.

Basha nuk zbret kurrë nga Mercedesi pa ja hapur derën bodygardi se ka hall mos i prishem gishtat tek dera makinës.

Po ta lësh të eci në këmbë ai humbet rrugën në Tiranë, sepse s’ka dal kurrë pa makinë dhe shofer që kur u kthye nga Hollanda.

Por ka qindra arsye që opozita shqiptare ka ndryshim thelbësor nga ajo kosovare.

Dje populli Kosovës votoi në mënyrë plebishitare për të sjell në pushtet dy figura që nuk kanē qenë kurrë në pushtet dhe skanë poste ministrote.
Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi.

– Vjosa dhe Albini janë alternativë e re dhe më e mira për Kosovën, Monika dhe Lulzimi janë e keqja më e vogël për Shqipërinë!
– Vjosa dhe Albini nuk kanē pasur poste qeveritare, Monika dhe Lulzimi janë njëri 20 dhe tjetra 30 vite në poste.
– Vjosa dhe Albini s’kanë asnjë akuzë për korrupsion, Monika dhe Lulzimi janë dy nga 5 politikanët mē të korruptuar në Shqipëri
– Vjosa dhe Albini janë lider me merita në krye të partive, Monikës dhe Lulzimit ja kanë dhuruar qyl partinë Meta dhe Berisha.
– Vetvendosja s’ka qenë kurrë në pushtet dhe e pa-provuar. Ndërsa PD dhe LSI kanë qenē 14 vite në pushtet (qeverisje)
– Vjosa dhe Albini dolēn si dy nga 5 alternativa për kryeministër të Kosovës, Monika dhe Lulzimi garojnë së bashku
– Vjosa nuk e ka burrin President të Kosovës, Monika ështē Zonjë e parë e Shqipërisë dhe disa herë në pushtet.
– Vjosa dhe Albini nuk kanë asnjë dosje në prokurori për vjedhje, Lulzim Basha ka 5 akuza dhe çështje të hapura.
– Albini Kurti u arrestia 3 herë për të mos lejuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Lulzim Basha firmosi marrveshjen për demarkacionin me Greqinë.
– Vjosa dhe Albini nuk i bëjnë listat e deputetve me zarfe 500.000 euro si Monika dhe Lulzimi.

Fundja Albin Kurti ngriti një lëvizje të tijën dhe nuk fjeti 12 vjet.

Lulzim Basha ka marr 13 poste nga viti 2005 dhe ju dhurua një parti të cilën e shkatrroi duke fjetur gjumë dhe duke larguar kritikët e tij.

Patriotizmi i Vjosës dhe Albinit janë shumë larg nga pabesia e Monikës dhe Lulzimit.

Kosova i flaku në plehra 3 liderët që kishin 12 vjet në politikë dhe e zhytën vendin në varfëri dhe korrupsion. Shqipëria ende don të rikthejë në lojë xhaketat e grisura që kanē 29 vjet.

Kosova ja besoj të ardhmen Vjosës dhe Albinit, Shqipëria s’mund ta fal të ardhmen e fëmijve Monikës dhe Lulzimit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.