Portokalli/ Berisha sipër antenës analoge: Mos ma fikni TV Klanin (Video)

Digjitalizimi është një prej kushteve të Bashkimit Europian dhe tashmë ky proces duhet të kishte përfunduar në Shqipëri.

Por, kjo ka hasur kundërshtime nga persona që dikur ishin mbështetësit më të fortë. Një prej tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u bë pjesë e humorit në Portokalli.


Qëndrimi i tij nuk lidhet me interesin publik, por ngushtësisht me interesat e Berishës me TV Klan. Pasi, ky televizion do të fundoset nga audienca pas fikjes së sinjalit analog.

Në rolin e luajtur mjeshtërisht nga aktori Rezart Veleshnja, “Berisha i Portokallisë” shfaqet në majë të antenës, duke kërkuar sistemin analog.

Një pjesë e batutave

Salsano: Një sekondë se po me flet regjia. Është njëri në antenë, ka hip në antenë dhe nuk zbret? Kush është mor vëlla?

Xhemi: Ka hip njëri në antenë dhe nuk zbret?

Berisha: Analog, analog!

Salsano: O zoti Berisha, çfarë bën aty?

Berisha: Analog, analog, analog!

Salsano: O zoti Berisha mos je gjë sëmurë që po flet kështu përçart, ça bën mo?

Berisha: Kush është i sëmurë, kush është i sëmurë?! Ça je ti, shtet a ça je?

Salsano dhe Xhemi: Zbrisni zoti Berisha se do rrëzoheni

Berisha: Unë nuk jam rrëzuar gjithë këto vite nga qeveria, do rrëzohem në një copë shtylle more zotëri. Je në terezi mor zotëri.

Salsano: O zoti Berisha, ca është kjo analog. Zoti Berisha edhe njerëzit e dinë, është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ti ke miratuar para 6 vjetësh një ligj që çdo transmetim do të jetë dixhital dhe do iki sistemi analog.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.