Përdorte armën kur ishte 3 vjeç, ngiste makinën me 130 km/h kur ishte 8/Brenda jetës së çuditshme të Kim Jong Un (FOTO)

Ai mund të jetë një nga udhëheqësit më të njohur (dhe  më i frikshmi) në skenën botërore, por shumë gjëra për diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, janë “të mbuluara” me mister.

Edhe kur ishte fëmijë, zyrtarët besnikë të dinastisë Kim shpërndanë mite për udhëheqësin e ardhshëm, me qëllim që të ndërtonin një kult rreth tij.

Thuhej se ai mund të gjuante me armë kur në moshën trevjeçare, dhe koreano-veriorëve iu ishte thënë se Kim i ri ishte aq i saktë për të marrë në shenjë sa që mund të godiste një llambë nga 100 metra largësi.


Kur ishte 8 vjeç thuhej se ai mund të ngiste një makinë me 130 km/h.

Megjithatë, edhe si i rritur ai është larg nga të qenit një “libër i hapur”, deri në atë pikë sa askush nuk është as i sigurt se sa vjeç është ai në të vërtetë dhe sa fëmijë ka.

Sipas Shërbimit Informativ Kombëtar të Koresë së Jugut, Kim ka tre fëmijë.

Çuditërisht ishte ylli i basketbollit amerikan Dennis Rodman ai që zbuloi për herë të parë emrin e dy fëmijëve të tij në vitin 2013, duke u thënë gazetarëve: “Unë e mbajta fëmijën e tyre Ju Ae dhe fola edhe me zonjën Ri gjithashtu”.

Fëmija i tretë raportohet se ka lindur në vitin 2017, megjithëse raportet në atë kohë nuk zbuluan gjininë e foshnjës.

Kim është martuar me Ri Sol Ju, tani midis moshës 28 dhe 33 vjeçe. Çifit besohet se janë martuar në vitin 2009. Një libër i fundit, “Pasardhësi i Madh” nga Anna Fifield, zbuloi shumë më tepër për udhëheqësin e Koresë së Veriut sesa dihej më parë.

Sipas Fifield, një kuzhinier u pagua për të qenë shoku i tij më i mirë si fëmijë, dhe në festat e ditëlindjes së tij morën pjesë zyrtarë të rangut të lartë dhe jo fëmijë të tjerë. Që nga mosha 11 vjeçare, besohet se Kim Jong Un mbante një armë me vete në çdo kohë.

Kur u rrit, ai mbante një stil flokësh të veçantë, nga 28 të tillë të lejuar në Korenë e Veriut./Mirror

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.