Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, ngushtohet rezultati mes VV dhe LDK


Janë numëruar 95 për qind e votave, ndërsa më poshtë ju sjellim rezultatet preliminare të publikuara së fundmi nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 25.79 për qind, që i bie 193.689 për qind të votave, raporton Gazeta Express.
Menjëherë pas VV’së është Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.99 për qind ose 187.749 vota.

E treta është PDK’ja me 21.28 për qind të votave, ndërsa koalicioni AAK-PSD ka fituar 11.56 për qind të votave.

Koalicioni Nisma – AKR ka 4.94 për qind, duke rrezikuar kalimin e pragut për të hyrë në Kuvend, e që është 5 për qind.

Deri tash janë numëruar 780363 vota, ndërsa sot kanë dalë për të votuar mbi 850 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Nga ana tjetër Lista Srpska ka fituar në 10 komuna me shumicë serbe, duke fituar 6.32 për qind të votave të përgjithshme.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.