De Biazi drejt rikthimit, ja në cilën pankinë do e shohim (FOTO)

Eusebio Di Françesko ishte trajneri i parë që u largua për këtë sezon në Seria A, që pas nisjes së sezonit të ri. Pas humbjes me Veronën, ku protagonist me një gol ishte edhe shqiptari Marash Kumbulla, Di Françesko vendosi të largohej në mirëkuptim me drejtuesit e Sampdorias, teksa ekipi gjendej në vendin e fundit në renditje.

Tashmë tek Sampdoria për kërkojnë profile trajnerësh për të pasuar Di Françeskon, dhe portali i gazetarit Xhanluka Di Marcio raporton se edhe emri i Xhani De Biazit është mes kandidatëve.

Në fillim flitej për Stefano Piolin, por ai është pranë Milanit tani. Emrave si Iakini apo Gatuzo, u është shtuar edhe kandidatura e De Biazit, që orët e fundit duket se ka avancuar ndjeshëm. Që pas largimit nga Alaveshi në Spanjë, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare nuk ka një ekip, dhe tani mund të jetë rasti që ai të kthehet në Seria A.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.