Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Zbulohet dokumenti/ Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca punonte dikur si spiun

Në prill të këtij viti kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, mohoi çdo akuzë se ai ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

Akuzat e bëra në Kuvend në atë kohë nga Dardan Molliqaj, ai i cilësoi si të pabaza dhe të pakuptimta.

“Nuk kam qenë asnjëherë në SHIK. Jo su befasova nga deklaratat e tij. Ka qenë i detyruar ta bëjë një gjë të tillë. Unë jam përgatitë me shku deri fund dhe e kam padit në gjykatë dhe e kam prit me qit ndonjë fakt. Kur ju ka rritur presioni nga gazetarët të cilët e kanë pyetur ku janë faktet për Glaukun u detyrua me përfshi edhe njerëz të gjallë dhe e mohuan dhe Dardani u bë gaz i botës dhe këtu ka përfundu. E njoh Fadil Lepajën (I përmendur nga Molliqaj si rekrutues i Konjufcës) por s’do të thotë asgjë me pretendimet e Dardanit. Mezi po pres që të vij rasti në gjykatë. Ai (Dardani) u mundu me dengiru personalitetin tim. Kjo është e kuptueshme pse vjen, sepse para se me dalë Dardani nga VV unë kam qenë njeriu me i mençur i VV-së edhe ka qenë në gjendje të më pranoi edhe si kryetar të VV-së. Prej momentit që e kam demasku në një debat unë jam bërë SHIK”, deklaronte Konjufca.

Por krejt e kundërta rezulton sipas një dokumenti të siguruar nga Gazeta Shqip, duke u faktuar edhe deklaratat Molliqajt, se Konjufca ka qenë pjesë e SHIK, edhe me një pagë prej 150 markash.

Sipas këtij dokumenti, rezulton se Konjufca ka qenë pjesë e SHIK duke filluar nga shkurti i vitit 2001, kohë kur ky institucion drejtohej nga kreu aktual i PDK dhe Kuvendit, Kadri Veseli.

Përveçse një pagë prej 150 markash në atë kohë, për Konjufcën, sipas dokumentit, i është ofruar një hapësirë pune në këtë agjensi sekrete, një kompjuter dhe një dollap me çelës.

Janë ende të paqarta detyra funksionale të Konjufcës në këtë post, por fakti që ai ka mohuar çdo lloj përfshirje me SHIK ngre shumë pikëpyetje.

Tashmë mbetet për t'u parë se si kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, do të justifikojë këtë dokument.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore