Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Trump anashkalon Palmer? Presidenti amerikan cakton ambasadorin e SHBA-së në Gjermani që të mbikëqyrë dialogun Kosove-Serbi!

Presidenti amerikan Donald Trump do të emërojë ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet Prishtinë-Beograd.

Grenell, i cili do të vazhdojë të mbetet ambassador në Gjermani, është ekspert i politikës së jashtme,e themelues i firmës "Capitol Media Partners" në vitin 2010, e cila ofron konsulencë për çështje të jashtme.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, thuhet se do të drejtojë përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në arritjen e një marrëveshje zyrtare të paqes, e cila mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga Serbia.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e mirëpriti vendimin e presidentit amerikan, duke thënë se do të bashkëpunojë me Grenellin për të siguruar arritjen përfundimtare të paqes në Ballkan. Emërimin e përshëndeti edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i cili tha se do të punojnë “bashkë për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”.

Vendimi megjithatë shihet si befasues, për faktin se në fund të gushti, administrate amerikane caktoi diplomatin Matthew Palmer si të dërguar të posaçëm për Ballkanin, dhe mendohej se ai do të merrej mes të tjerash edhe me dialogun e ngecur në vendnumëro.

Serbia ka vendosur si kusht për rikthim ne tryezën e bisedimeve heqjen e taksës 100% mbi produktet e saj, të vendosur nga qeveria Haradinaj, e cila nga ana e saj mbetet e palëkundur nga kërkesa që Serbia të njohë fillimisht Kosovën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore