Pesë ditë pas dasmës së Justin Bieber, Selena Gomez kapet mat duke u puthur me këngëtarin e njohur

Këngëtarja me fame botërore, Selena Gomez, është duke kaluar periudhën më të mirë të jetës së saj.

Duket se pas problemeve të ndryshme që pati, tani ajo ka vendosur që të lërë pas çdo gjë dhe të kujdeset më shumë për veten e saj.

Madje këngëtarja ka nisur që të frekuentojë sërish jetën e natës dhe daljet me miqtë. Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se Gomez ka nisur një lidhje të re.

Një natë më parë, këngëtarja dhe aktorja, është pare duke shkëmbyer puthje me ish-pjesëtarin e grupit “One Direction”, Niall Horan.

Duke cituar burime pranë Selenës, “Us Weekly” shkruan se ata janë puthur në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri. Madje edhe në foton e publikuar nga një mikeshë e tyre ata shfaqen afër njëri-tjetrit dhe shumë të buzëqeshur.

Ndërkohë kujtojmë se puthja e Selenës ka ardhur 5 ditë pasi ish i dashuri i saj, Justin Bieber, bëri dasmën me modelen Hailey Bieber.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.