Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Zgjedhjet te dera/Partitë në Kosovë premtojnë një qeveri më të vogël

Ulja e numrit të ministrave dhe zëvendësministrave në qeveri, është një prej premtimeve më të shpeshta të subjekteve politike në garë për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë. Ekzekutivi në largim i Ramush Haradinajt, është konsideruar si një prej qeverive më të mëdha në Europë: ai përbëhet nga  21 ministra, pesë zëvendëskryeministra dhe rreth 80 zëvendësministra.

Asnjë prej subjekteve aktuale në garë nuk parashikon më një ?qeverie kaq të fryrë?. PDK-ja premtoi të ketë maksimumi 14 apo 15 ministri; 15 është edhe numri I ofruar nga koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate; as koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, nuk parashikojnë një shifër më të lartë se kaq.

Lëvizja Vetëvendosje premton të këmbëngulë për jo më shumë se 12 ministri. Po kaq ka në plan edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë që numri i ministrive duhet të qartësohet me Ligjin për qeverinë. Ndërsa shprehen skeptikë në lidhje me premtimet e partive politike për zvogëlimin e numrit të ministrive, pasi thonë se premtimet e tyre mund edhe të mos realizohen e të mbeten vetëm premtime elektorale.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore