Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tekstet shkollore përçajnë nxënësit serbë dhe kosovarë

Fëmijët shqiptarë dhe serbë të Kosovës shkollohen sipas sistemesh arsimore të ndryshme, duke përdorur tekste shkollore që ofrojnë versione të ndryshme të historisë dhe ndonjëherë përjetësojnë paragjykim etnik dhe ide nacionaliste, shprehen ekspertët.

BIRN sjell rastin e mësuesit Fatlum Ibrahimit i cili në librin e ri shkollor, të miratuar si pjesë e kurrikulave të reja të sjella nga Ministria e Arsimit e Kosovës, ka vërejtur disa ndryshime nga librat e vjetër, që u botuan më së shumti pas luftës së viteve 1998-1999. Ibrahimi, mësues historie në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytetin e Kosovës, shpjegoi se në librin e ri shkollor ka më pak përdorim të fjalorit nacionalist dhe të njëanshëm, edhe pse disa probleme vazhdojnë të ekzistojnë ende.

“Vë re një reduktim të fjalorit që nxit ndarjet etnike, veçanërisht kur bëhet fjalë për historinë e kohëve të fundit. Shoh gjithashtu se kanë shtuar metoda të reja mësimore që inkurajojnë mendimin kritik te nxënësve, sidomos kur bëhet fjalë për shtrimin e pyetjeve”, tha ai për BIRN.

Por mësuesi shton se librat shkollorë të vendit ende vuajnë nga përdorimi i retorikës nacionaliste. “Vazhdon të ketë ende një tendencë, edhe pse nuk është më aq e pranishme, drejt një qasjeje të njëanshme mbi baza etnike. Ka shumë raste në të cilat shohim burime selektive ose procese historike, si dhe përdorim jo të duhur të terminologjisë", shprehet ai.

Sistemi arsimor luajti një rol të rëndësishëm në historinë politike para luftës në Kosovë, kur ai u nda përgjatë vijave etnike ndërsa tensionet u rritën në atë që në atë kohë ishte provincë e Jugosllavisë. Si shqiptarët dhe serbët e Kosovës hoqën gjuhën dhe historinë e njëri-tjetrit nga kurrikulat e tyre mësimore.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore