Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Nisin hetimet për vdekjen e 22-vjeçares, mbërriti në spital e plagosur me armë

Mbrëmjen e të martes një vajze ka ndërruar jetë në spitalin e Kosoves, dyshohet se kishte marrë plagë nga nje arme zjarri. Policia e Kosovës ka nisur hetim për t’i sqaruar rrethanat se si ka ndodhur vdekja e saj.

Me rastin po merret edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, U.D i kryeprokurorit, Kujtim Munishi, tha për Gazetën Sinjali se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Mbrëmë me urdhër të prokurorit të rastit, viktima është dërguar në IML për obduksion. Aktualisht rasti po trajtohet si ‘vdekje e dyshimtë’”, tha Munishi për Gazetën Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor në QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Bëhet fjalë për një vajzë 22 vjeçare e cila është nga fshati Besi i komunës së Prishtinës./Sinjali

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore