Top Story/ Ilir Meta memorandum-bashkëpunimi me George Soros


Në Shkurt të vitit 2015 Kuvendi i Shqipërisë i drejtuar nga Ilir Meta nënëshkruan një memorandum bashkëpunimi për reformën në drejtësi. Top Story disponon një kopje të këtij memorandumi. Një dokument që bëhet publik për herë të parë në media.

“Fondacioni Shoqëria e Hapur (Soros) do të bashkëpunojë me kuvendin, me qëllim të sigurojë mbështetjen për realizimin e veprimtarisë së komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. Kuvendi merr Përsipër mundësimin e një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe politikisht konsensual, pjesë e së cilit do të jenë të gjitha partitë politike”

Pra, fondacioni Soros nuk ka marrë pjesë në proceset e reformës në prapaskenë. Por në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ilir Meta si kryetar kuvendi, ka qenë bashkëpunëtor me Sorosin për bërjen e reformës.



Në këtë memorandum fondacioni merr përgjegjësi në 3 drejtime në bërjen e reforms: Ekspertizë profesionale, mbështetje financiare, dhe mbështetje për organizimin e aktiviteteve.

“Janë disa fakte publike. Së pari fondacioni Soros e ka inicuar Reformën në Drejtësi. Së dyti ka paguar ekspertët që kanë hartuar reformën dhe ka ndërlidhur aktorët vendas me ata të huaj. Por nuk mendoj që fondacioni

Por ajo që e nxjerr zbuluar politikën Shqiptare dhe akuzat se Soros ka kapur reformën, është pika 8 e këtij dokumenti.

“Pronësia intelektuale mbi produktet finale, pjesë e projektit të reformës në sistemin e drejtësisë, i përket ekskluzivisht Kuvendit. Me detyrimin e publikimit të mbështetjes së fondacionit”

Këtu duket qartë se vetëm Kuvendi dhe komisioni i posacëm, mbajnë përgjegjësi në hartimin e reformës. Praktikisht, me këtë memoranduam, Fondacioni Soros e nxjerr vetën të larë nga kjo histori.

“Fondacioni ka bërë punën. Por përgjegjësinë për ligjen e miratuar e ka Edi Rama dhe Ilir Meta. Këta të dy kanë qenë udhëheqësit dhe promovuesit e reformës”, tha Ylli Manjani, Jurist.

Në mesnatën e 21 korrikut 2016 e gjithë puna për reformën në drejtësi u finalizua me votimin në parlament. 140 deputetë, votuan unanimisht pro reformës. Ilir Meta, si kryetar kuvendi bëri thirrje që nëse do të dilte dikush kundër kësaj reforme, ai do të jepte dorëheqjen. Përsëri, deri në këtë pikë, askush nuk u ngrit për të akuzuar Sorosin. Gjatë hartimit të reformës dhe në prag të votimit debatet kanë qenë të shumta. Por gjithmonë ndërmjet palëve të politikës. Soros nuk u përmend.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.