Triumfi i Kurz/ Çfarë kursi do të ndjekë Austria me negociatat me Shqipërinë?!

Sebastian Kurz triumfoi sërish në Austri; skandali që rrëzoi koalicionin e tij të mëparshëm qeverisës nuk e zbehu popullaritetin e ish kancelarit austriak, i cili u distancua menjëherë asokohe nga partneri I vet në drejtimin e qeverisë, ish lideri I partisë së ekstremit të djathtë FPO, Heinz-Christian Strache, I filmuar fshehurazi ndërsa premtonte kontrata të majme qeveritare në këmbim të një mbulimi mediatik pozitiv për forcën e vet politike.

Pavarësisht fitores së të dielës, Kurzi 33-vjecar nuk arriti të siguronte një mazhorancë të qartë, ç’ka nënkupton se kancelarit më të ri në historinë e vendit, do t`i duhet sërish të mendojë për të farkëtuar aleanca që të krijojë koalicionin e ri qeverisës.



Besohet se gjasat më të mëdha I ka arritja e një ujdi tre partiake me të gjelbrit dhe partinë liberale pro-biznesit, Neos; ideja e një koalicioni të madh me socialdemokratët, që dolën në vend të dytë, duket sikur për momentin, është lënë në hije. Megjithate, ne thelb “njeriu I fortë“ në Vjenë mbetet ai, ç’ka tregon se ndoshta nuk do të ketë edhe luhatje të mëdha nga kursi I ndjeshëm gjatë qeverisjes së mëparshme. Por cili ka qenë qëndrimi I kancelarit austriak në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian? Deklaratat e bëra prej tij majin e një viti më parë, ishin shpresëdhënëse.

“Kushdo që dëshiron të shmangë konfliktet në lagjen tone, në Ballkanin Perëndimor dhe për të ndihmuar në stabilitetin e nevojshëm për vendet në rajon, duhet dhënë një ofertë e besueshme e perspektivës evropiane”, pat thënë politikani konservator për “Welt am Sonntag”.

Nëntorin e po atij viti, shprehej se “Bashkimi Europian nuk do të ishte I plotë pa Ballkanin Perëndimit”.

“Për këtë arsye“, pati deklaruar Kurz, “ne mbështesim përpjekjet e vendeve kandidate dhe e kemi kthyer këtë çështje në temë qendrore të presidencës sonë të BE-së”. Sinjalet pra janë pozitive, por mbetet për tu parë nëse do të vazhdojnë të mbeten të tilla edhe me kalimin e kohës.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.