Përçahet PD/ Basha mes “dy zjarresh” për marrëveshjen me Ramën

Zhvillimet politike janë intensifikuar brenda opozitës jashtëparlamentare. Një pjesë e atyre që drejtojnë strukturat lokale të Partisë Demokratike nuk janë dakord për një marrëveshje me Ramën, për shkak të presionit që vjen nga baza. Por, kjo nuk është marrë në “konsideratë” nga Basha që këmbëngul se kriza zgjidhet përmes uljes në tavolinë dhe zgjedhjeve lokale dhe parlamentare brenda vitit 2020.

Po ajo mbi të cilën ngrihen shumë pikëpyetje është nëse këto zgjedhje (kuptohet nëse do bien dakord palët) do bëhen me apo pa Ramën kryeministër. Një grupim thotë se nuk ka rëndësi nëse është apo jo Rama në krye të Qeverisë, e rëndësishme është që zgjedhjet të bëhen me standarde. Por ka një tjetër grupim, mes të cilëve dhe kryetarët e partive aleate dhe ata të degëve lokale që kërkojnë detyrimisht largimin e Ramës nga posti i kryeministrit.

Por, kjo dilemë e Bashës ka bërë që edhe me LSI raportet të pësojnë krisje të forta. Sepse, zonja Kryemadhi pavarësisht opozitës direkte me Ramën, ka një qasje tjetër lidhur me zgjedhjet. Sipas saj, opozita fiton edhe nëse Rama do të jetë kryeministër.



Por, mbi të gjitha qëndron Basha, që duhet të zgjedhë aleancën me LSI, apo atë që kërkojnë partitë e vogla, për të mos bërë kurrë marrëveshje me Ramën.

Politikisht, kjo ndikon tek ata që besuan Bashën, teksa bëri sa e sa protesta “Rama Ik!”. Gjithashtu në emër të kësak lëvizjeje u dogjën edhe mandatet, duke futur në Kuvend të tjerë deputetë që sot luajnë me kartën e “deputetit opozitar”, sepse në fund të fundit pjesë e atyre listave ishin.

Presioni ndaj Bashës është rritur ndjeshëm, ndaj dilema do të vazhdojë, por një gjë është bërë e qartë. Basha nuk ka qetësi, e ndoshta as dashuri për aq kohë sa edhe LSI po “dredhon”.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.