“Kushtet e Bundestagut me afat, negociatat hapen…”, Ambasadori i BE, mesazh për Bashën e Ramën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka komentuar para gazetarëve sot kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për Shqipërinë, para vendimit që do merret në tetor në Këshillin e BE.

Ne nje deklaratë për mediat, Soreca ka nënvizuar se çfarë rëndësie ka sipas tij bashkëpunimi i të gjitha palëve në Shqipëri, për ecjen përpara të vendit në rrugën e Bashkimit Evropian.

“Më lejoni të them fillimisht se jam shumë i kënaqur për këtë rezolutë kaq të rëndësishme që ka ndërmarrë Bundestagu. Bundestagu gjerman thjesht njohu ecurinë e mjaftueshme që kishte bërë Shqipëria, duke identifikuar po ashtu disa fusha që ishin identifikuar më parë në Shqipëri, kështu që nuk do flas për kushte të reja.

Gjermania është një vend i rëndësishëm në BE për rolin që luan jo vetëm brenda BE, por edhe në arenën ndërkombëtare në politikën e jashtme. Kemi gjithë shtetet e tjera anëtare të BE që po vijojnë diskutimet e tyre në lidhje me vendimin që do të merret në tetor.

Ajo që është kërkuar nga Bundestagu dhe në rast se miratohet edhe nga konferenca edhe nga këshilli i BE, eshte qe në atë periudhë ndërmjet këtij vendimi dhe konferencës së parë të bëhen dy gjëra, pra dy kushte.

Më lejoni të them se është celja zyrtare e negociatave që do ndodhë në këtë konferencë ndërqeveritare, këtë dua ta theksoj, celja zyrtare e negociatave do bëhet në këtë konferencë.

Kemi edhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, që janë quajtur kushte të përgjithshme që duhen përmbushur përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave.

Dua të shpjegoj për procesin atë që ka të bëjë me angazhimin dhe përkushtimin e të gjithëve, për këtë cështje duhet përkushtim dhe angazhim i qeverisë, parlamentit, presidentit, shoqerise civile, medias se pasi të celen negociatat dhe kur të merret ky vendim në tetor nga këshilli i BE të gjitha këto palë duhet të bëhen bashkë në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara.

Sigurisht që unë dua shumë që të gjitha palët të ulen së bashku ajo që ka rëndësi, fakti që ne e kemi mirëpritur vendimin e udhëheqësit të opozitës për tu bërë pjese e tryezës së OSBE per reformen zgjedhore, ky është një hap i imirë, hap i parë, është e rëndësishmne që të gjitha palët të kuptojnë që do duhet patjetër që të gjitha palët të bashkëpunojnë, se përgjegjësia është e përbashkët e të gjithëve. Duhet të ulen e të zgjidhen problemet, reforma zgjedhore është një prej tyre, kjo cështje ka të bëjë me të qenin bashkë.

Ky është një moment shumë i rëndëssishëm për Shqipërinë dhe ju ftoj të gjithëve të jeni të fokusuar këtu në këtë cështje kaq të rëndësishme”, tha Soreca.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.