Si po e minon Arben Ahmetaj, Ministren e Financave Anila Denajn

Nga Gazeta SHQIP

Pas dhjetorit 2018, ku u shkarkuan disa prej Ministrave të qeverisë, paralelisht nisi një luftë e brendshme brenda mazhorancës. Brrylat dhe grushtat poshtë brezit, janë përdorur nga ish Ministrat, kundër atyre që u kanë zënë vendin.

Nga Niko Peleshi, Arben Ahmetaj, Fatmir Xhafaj e deri tek Ditmir Bushati, janë rilindasit e pandëshkuar, që kanë tradhëtuar jo vetëm socialistët, por edhe vetë rilindjen.


Tek ky shkrim do të fokusohemi tek ish Ministri Arben Ahmetaj, dhe sulmet që ai ndërmerr vazhdimisht ndaj Ministres aktuale të Financave, Anila Denaj.

Në korridoret e Komisionit të Ekonomisë, thuhet se Arben Ahmetaj kërkon rikthimin në postin e Ministrit të Financave. Ky nuk është një thashethem, por vetë Ahmetaj shpërndan fjalë se ai do të riciklohet si Ministër brenda këtij viti.

Dhe për të realizuar këtë, ka nisur një fushatë të fortë bllokimi dhe minimi ndaj ministres Denaj. Në Komisionin e Ekonomisë, ku Ahmetaj është kryetar, janë rrëzuar pothuajse të gjitha projektligjet e propozuar nga Denaj.

Më i fundit ishte projektligji për koncesionet PPP dhe Koporatën e Investimeve, të cilën Arben Ahmetaj i ka pezulluar, duke e penguar qëllimisht Ministren Denaj. Që prej Janarit 2019, e deri më sot, pothuajse të gjitha projektligjet e Denajt janë rrëzuar në Komisionin e Ekonomisë, falë influencës së Ahmetajt.

Madje, disa oligarkë të fuqishëm të këtij vendi, të lidhur kryesisht me ish Ministrin Ahmetaj, kanë nisur të mos paguajnë taksat në kohë, duke e çuar buxhetin në kolaps. Kjo po e vë në pozitë të vështirë Denajn, sepse duhet të përballet me uljen e të ardhurave në buxhet.

Ndërkohë në Ministrinë e Financave, Anila Denaj ka punuar e sforcuar me stafin e Ahmetajt, të cilët i kanë nxjerrë jo pak shkopinj nëpër këmbë. Që nga specialistët e deri tek drejtorët e Drejtorive, kanë marrë udhëzim të qartë nga ish Ministri, që të pengohet puna për Anila Denajn.

Edhe pse shumicën e kohës e kalon jashtë, Arben Ahmetaj ka synimin të rikthehet në postin e Ministrit, nga të cilat ofiqet dhe benefitet kanë qënë të shumta….dhe po të shumta kanë qënë koncesionet.

Ahmetaj, Peleshi, Xhafaj dhe Bushati, vijojnë të mbeten 4 rilindasit e pandëshkuar, jo vetëm për akuzat në detyrat që kanë pasur, por edhe për sulmet e brendshme që kanë ndezur në PS.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.