Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Shokon” moderatorja e re e “Hipokratit”: Ky emision nuk është për mua! (FOTO)

Prej 21 shtatorit, emisioni “Hipokrati” në Top Channel ka nisur me një imazh të ri televiziv, gazetaren Erjona Rusi, por edhe me një sërë ndryshimesh në studion dhe përmbajtjen televizive.

Por drejtuesja e re e këtij emisioni ka befasuar sot ndërsa ishte e ftuar në “Wake Up” për të folur për risitë e këtij sezoni dhe eksperiencën e saj të re. “Ky emision nuk bën për mua”! tha Rusi, ndërsa kujtoi momentin e parë kur ja propozuan këtë format televiziv.

Por më pas ajo shpegoi se atë që kishte menduar si disavantazhin e saj më të madh, duke qënë se nuk vinte nga bota e mjekësisë, mund të jetë në fakt avantazhi më i madh për emisionin dhe publikun.

“Mu duk vetja pak jashtë loje me thënë të vërtetën kur ma propozuan. E vërtetë që unë jam gazetare dhe kam gati 19-20 vjet që bëj gazetari dhe kam bërë të gjitha llojet, aktualitetin, politikën, ekonominë etj. Dhe unë mendoj që një gazetar i mirë nuk ka problem fushën, thelbi dhe baza është gazetaria” - tha Rusi.

“Por m’u duk pak vetja pa lidhje se mendova që një emision i tillë kërkon një njeri me një background mjekësor. Dhe në fakt kolegu im Korado Aliaj vjen nga një background i tillë mjekësor. Pra në fillim mendova “Jo ky emision nuk është për mua”!. Por pasi bëra këtë analizë kuptova që kam një disavantazh që është edhe avantazh i madh, unë në raport me emisionin dhe publikun.

Dhe ky është që pikërisht se nuk vij nga fusha e mjekësisë ndaj vetë unë e para jo vetëm kam pyetje pafund, por do të kem predispozitën e jashtëzakonshme për ti përcjellë informacionet në mënyrë sa më të thjeshtë. Se të mos harrojmë që ata që na ndjekin ne, janë kryesisht publik I thjeshtë. Sepse ne na intereson që qytetarët ta përthithin informacionin sa më mirë” - tha Rusi.

Madje gjatë bisedës me 2 drejtuesit e “Wake Up” Orielën dhe Islin, ajo përmendi një shembull personal se si falë informacioneve nga emisioni kishte kuptuar që po i shkaktonte një dëm shëndetësor vetes duke mos marrë mjekimin në mënyrën e duhur.

Rusi shtoi se pjesëmarrja e publikut i ka dhënë një tjetër frymëmarrje emisionit në këtë sezon duke u dhënë mundësinë atyre që janë studio të bëjnë pyetje por edhe publikut që na ndjek përmes rrjeteve sociale.

[gallery ids="856652,856653,856654,856655,856656,856657"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore