Një shqiptar garon për në Asamblenë e Shtetit në Nju Jork (EMRI)

Një shqiptar garon për t’u zgjedhur anëtar në Asamblenë e Shtetit në Nju Jork. Ai quhet Marko Kepi dhe në datën 29 shtator, Kepi do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për një vend në këtë asamble.

Sipas emigrantëve që jetojnë në Njo Jork, “është nder e respekt të kemi të zgjedhurin tonë, shqiptarin tonë, një djalë të aftë e të ndershëm në këtë pozicion kaq të rëndësishëm”.

Madje është shpalosur tashmë edhe një poster me adresën e Kepit, ndërsa kërkohet pjesëmarrja në këtë aktivitet, e cila konsiderohet thelbësore.



“Ftoj të gjithë shqiptarët që munden të marrin pjesë! Mbështetja e gjithsecilit është gur themeli! Të tregojmë se bashkë mundemi! – shkruan Marko Kepi.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.