Ikja e Ramës/ Kryemadhi: Të ndajmë qëndrimin e LSI me atë të PD

E ftuar në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me marrëdhëniet brenda koalicionit opozitar. Teksa theksoi që opozita që opozita nuk ka përçarje, kryetarja e LSI tha se mendimet ndryshe në tryezën e opozitës janë mëse normale për aq kohë sa çdo parti ka identitetin e saj.

‘Duhet të kuptojmë dy gjëra, është qëndrimi i opozitës së bashkuar dhe është një qëndrim që është shumë i qartë dhe është tjetër gjë se çfarë qëndrimi mban LSI-a.

Mos harroni që është një tryezë e partive opozitare që merr një vendim të unifikuar dhe këndvështrimi tjetër që ne flasim është ajo që unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që ne nuk kemi frikë nga Edi Rama, sepse po e bëjmë sikur është Katallani që po na hedh zift.

Edi Rama është një njeri që e arriti kulmin e vet dhe tanimë është një kështjellë rëre që do të shpërbëhet pak nga pak. Mjafton të lexosh 9 kushtet e Bundestagut gjerman dhe e kupton se kush është Edi Rama. Mjafton të lexosh raportin e OSBE-ODIHR dhe e kupton se kush është Edi Rama”

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.