Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Tre faktet që konfirmojnë krisjen Basha-Kryemadhi!

Ka kohë që flitet për një krisje brenda opozitës, pasi dy liderët kryesorë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ndajnë mendime të ndryshme për disa çështje.

Edhe pse në daljet e sforcuara publike flitet vazhdimisht për "opozita e bashkuar", "vendimi unanim i opozitës", "qëndrimi i opozitës së bashkuar", analiza e fakteve e bërë nga Gazeta SHQIP çon në një tjetër konkluzion; opozita nuk është e bashkuar, madje është thellësisht e ndarë për shtyllat kryesore ku mbështetet aksioni opozitar.

Çështja thelbësore që ndan në dysh opozitën dhe që rrëzon të gjithë kauzën Basha-Kryemadhi është qëndrimi ndaj kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha në daljet e tij publike zotohet në vendosmërinë e tij për "qeveri teknike pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme", por kjo tezë esencialë nuk mbështetet nga Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, deklaroi sot në një dalje publike për mediat "se nuk ka qenë kurrë kusht i LSI largimi i Ramës si kryeministër".

Në fakt, opozita komentoi sot e ndarë vendimin e Bundestagut gjerman për të votuar pro negociatave me Shqipërinë pasi të plotësohen 9 kushte.

Në rastin e një opozite të bashkuar, qëndrimi do të ishte i unifikuar, por sot dy liderët e opozitës dolën në konferenca të ndara për mediat, njëri pas tjetrit, duke konfirmuar kështu krisjen brenda kampit opozitar.

Një tjetër moment që konfirmon krisjen brenda opozitës ishte edhe largimi i Ivi Kasos nga tryeza e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore.

Monika Kryemadhi u habit kur u njoh me lajmin pasi u pyet nga gazetarët. Kryetarja e LSI u shpreh se vendimi i marrë gjatë takimit me aleatët ishte ndjekja e tryezës së parë deri në fund. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me një veprim personal të Kasos, për të mos thënë se PD nuk i merr parasysh vendimet e marra në grup.

Këto janë vetëm disa fakte që konfirmojne se opozita e bashkuar nuk është vërtetë e bashkuar. LSI duket se po luan me dy porta, nga njëra anë bashkëpunon me PD në aksionin ndaj Ramës, por nga ana tjetër thotë se është kundër largimit të kryeministrit.

Tetori është muaj vendimtar. Në tryezë është fati negociatave, dekreti i Metës për zgjedhjet, por edhe fati i koalicionit Kryemadhi-Basha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore