Jozefina Topalli, zonja e ndryshkur e politikës!

Nga Gazeta SHQIP

E mbani mend Jozefina Topallin, kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, për 8 vite në qeverinë e Sali Berishës….ajo u rishfaq sot në Shkodër dhe u nderua nga Unversiteti “Luigj Gurakuqi” me një çmim: atë të karrierës.

Paradoksale!



Për çfarë karrierë meriton të vleësohet Topalli? Gjatë qeverisjes së Berishës, ajo ishte një kryetare pa takt, pa asnjë vizion, ekstremisht e ashpër dhe që përsekutonte opozitën e asaj kohe vazhdimisht dhe padrejtësisht. Topalli ishte një grua që jetonte me oksigjenin e Sali Berishës, dhe kurrë nuk tha diçka që mbahet mend, me përjashtim të togfjalëshit “kapeni dhe nxirreni prej zhelesh”.

Dhe pikërisht “nxirreni prej zhelesh”, ishte simboli i trajtimit të deputetëve të opozitës nga Topalli, ishte përtallja që publiku e identifikonte këtë politikane, ishte fytyra e arrogancës në politikë. Jozefina Topalli është e kundërta e stilit të një gruaje.

Vijojmë më tej…

Çmimi i karrierës për Topallin është fyes për shkodranët, për shqiptarët dhe për politikën në tërësi. Dhe kulmi shkon në fjalimin e saj, ku flet si reformatore, parimore…duke dhënë leksione sesi kjo klasë politike duhet të ndryshojë.

Ku ishte Jozefina Topalli, ku humbën jetën 26 persona në tragjedinë famëkeqe të Gërdecit, ku ishin mpleksur familjarë të Berishës?! Për cilat parime flet Topalli, që hesht për 21-janarin, korrupsionin masiv në administratë, dhe përdhosjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, nga qeveria demokratike.

Flet për pazare, por e ktheu administratën shtetërore në strehë punësimesh për familjen e saj. Vëllai i Topallit, Gjon Çobaj u emërua konsull në Milano, ish dhëndrri Luis Hejlli u bë Sekretar i Parë i ambasadës në Paris dhe vajza e Topallit punonte në Bankën e Shqipërisë. Nepotizmi arrinte deri në kryesinë e kuvendit, ku emëroi në Drejtorinë e Marrdhënieve me Jashtë të Kuvendit, mbesën e saj.

Jozefina Topalli nuk i shërbeu kurrë interesit publik, por shfaqej si vartësja e Çim Pekës dhe servilja e Aleksandër Frangajt. Ajo nuk mbrojti asnjëherë të përndjekurit politik, por vetëm përfitoi nga fakti që kishte punuar në arra kur ishte në gjimanziste, e deri në prashitje pas universitetit.

Sot, ish kryetarja e kuvendit, nuk gëzon asnjë mbështetje në Shkodër. Shumica e elitës politike e konsiderojnë arrogante dhe krahinaliste primitive, që flet anglisht njësoj siç fliste Donald Lu shqip, apo edhe më dobët se Sali Berisha.

Në zgjedhjet e 2017, Lulzim Basha ka pastruar kryesinë e Partisë Demokratike nga njerëzit e padobishëm…dhe përjashtimi i Jozefina Topallit, ishte veprimi më i duhur.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.