Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Danilo Zeka: Xhelozi dhe diskriminim kam ndjerë në fillimet e karrierës time në Greqi

Danilo Zeka, balerini shqiptar në teatrin e Athinës ka rrëfyer historinë e emigrimit të tij në Greqi në vitin 1997 gjatë luftës në Shqipëri në emisioni “Diaspora”.

Danilo punoi për 3 muaj në Teatrin e Gjenevës me koreografin Agron Aliaj.

Kur u kthye në Tiranë për të marrë një vizë me kohë të gjatë qëndrimi, për shkak të trazirave të vitit 1997, të gjitha ambasadat ishin mbyllur. E vetmja zgjidhje ishte Greqia, ambasada e së cilës ishte ishte e hapur.

Profesor Dako Shtuni, një shqiptar që jetonte prej vitesh në Greqi i bëri ftesë për një shfaqje atje. I’u deshën të realizonte disa audicione deri në pranimin për të qenë pjesë e trupës së baletit.

Moment që ai e kujton si më të bukurit në jetën e tij është dita kur u pranua në teatër.Në vitin 2007 ai u bë primo balerin i trupës së baletit në teatrin e Athinës. Danilo Zeka ka ndezur pishtarin e lojërave para Olimpike në Greqi.

I pyetur nëse ka ndjerë në vitet e para diskriminim ai shprehet që po, sidomos kur e pyesnin në taksi nga vjen dhe kur I përgjigjej që jam shqiptar, grekët habiteshin që si ka mundësi. Kjo gjë e bënte të vuante dhe të ndihej keq çdo herë.

Përsa i përket xhelozive brenda teatrit me artistë të tjerë ai pohon që ka patur midis artistëve xhelozi për rolet dhe prezencën e tij,dhe kjo për dy faktorë, një që ai ishte i ri në moshë dhe arriti të bëhet balerini i parë, dhe e dyta që vinte nga një vend i huaj.

Aktualisht në teatrin e Athinës janë 9 balerinë me origjinë shqiptare në trupë, si dhe ka instrumentistë, këngëtarë, regjisorë, aktorë, nga të gjitha fushat e artit. Me kalimin e viteve, situata ka ndryshuar dhe nuk ndihen më paragjykimet.

Danilo nga Shqipëria ruan shumë kujtime dhe mban kontakte me kolegët e tij në teatrin e operas dhe baletit. I pyetur nëse do të kthehej një ditë në Shqipëri ai është përgjigjur: "Nuk i dihet, mbase po. Prindërit e mi më jetojnë në Shqipëri dhe e gjitha familja".

Intervistën e plotë mund t’a shikoni më poshtë:

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore