Gjilan, i thanë gabimisht se i kishte vdekur foshnja e porsalindur, babai rreh mjekun!


Një rast i rrallë është regjistruar në Gjilan, ku prindi i një foshnje të porsalindur ka goditur mjekun përgjegjës.

Arsyeja është se mjekja që ishte e pranishme në sallën e lindjes i kishte thënë se fëmija kishte vdekur.

Kaq u desh që të atit t`i errësoheshin sytë dhe të sulmonte njeriun që e konsideroi fajtor për atë që u duk si fatkeqësi e tij.

Por brenda pak minutash, u mësua se në fakt, foshnja dhe nëna ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Drejtori i spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu shpjegoi se bluzat e bardha kishin parë fillimisht se fëmijës nuk i dëgjoheshin rrahjet e zemrës.

Njëri nga familjarët e gruas shtatzënë, Bujar Fara, rrëfeu për mediat vendase se ishin tmerruar nga lajmi se fëmija kishte vdekur, dhe nuk kishin logjikuar më.

Përpos mjekut, të cilit i shkaktoi lëndime të lehta trupore, babai i fëmijës në gjaknxehtësi e sipër kishte thyer dhe një xham të zyrës së repartit, duke u lënduar edhe vetë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.