Top Story në vendlindjen e Kapajt, fshatari nga Gjormi nuk binte në sy për grabitjet e kryera


Top Story udhëtoi drejt Gjormit, rreth 33 km larg Vlorës, në fshatin dikur të famshëm për betejën kundër italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mbi 40 min larg qytetit, rrethuar nga malet dhe thuajse i shkretuar prej emigracionit, Gjormi është bërë fshati më i përmendur shqiptar në 6 muajt e fundit nga mediat britanike. Dhe e gjithë kjo falë historisë së Astrit Kapaj. Familjen e tij e njohin të gjithë në këtë fshat. I vëllai, Nexhip Kapaj njihet nga banorët pasi transporton mësuesit e fshatit me furgon nga Vlora deri këtu dhe anasjelltas.

Astrit Kapaj është fëmija i 5-të dhe më i vogli i Elmas dhe Shegë Kapaj. Kjo që shihni është pikërisht shtëpia tashmë thuajse e dëmtuar ku lindën dhe u rritën të 5 fëmijët.



“Baban e morën dhe e futen në burg, 5 vite për kriminel lufte. Dhe herën e dytë 15 vite për propagandë. Jam vëllai I madh dhe I kam rritur të gjithë”, – tregon Nexhip Kapaj, vëllai i Astrit Kapaj.

Por ndërsa i vëllai kërkohej prej vitesh nga autoritetet britanike si një nga hajdutët më të pakapshëm që kishte hyrë i padëshiruar në shtëpitë e pasanikëve në Uimbledon, familjarët e tij as nuk e kishin idenë se Astrit Kapaj kishte një jetë të dyfishtë.

“Punoj thoshte edhe unë kënaqesha kur thoshte punoj dhe jam mirë, iher në dy vite vinte”, tha Nexhip Kapaj, vëllai i Astrit Kapaj.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.