Top Story/ Jeta e dyfishtë e Astrit Kapajt, nga njëra anë grabitës dhe nga ana tjetër nuk shpenzonte para


Ndërkohë në Gjorm, jo vetëm banorët e fshatit, por as vëllai i tij Nexhipi nuk kishte kuptuar asgjë nga jeta e dyfishtë e Astrit Kapaj edhe pse ai kishte bërë namin me vjedhje, prej gati një dekade.

“U trondita…jo jo kurrë s’më shkonte ndërmend. Nuk kam kuptuar gjë të vëllai, absolutisht. Astriti këtu nuk ka asnjë lloj pasurie”, thotë i vëllai.

Duket se Astrit Kapaj, veç profesionalizmit të jashtëzakonshëm si hajdut që tregonte kur hynte në shtëpitë që vidhte në Wimbledon, tregohej po aq i kujdesshëm për të mos rënë në sy, sa herë kthehej në atdhe.



Ndryshe nga sa bëjnë shumë prej atyre që sigurojnë fitime marramendëse jashtë Shqipërisë, përmes drogës apo aktiviteteve të tjera kriminale, Astriti nuk binte në sy me veshje apo makina luksoze.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.