Top Story/ Gjormi u vizitua nga gazetarë britanikë, për të shkruar rreth të kaluarës së grabitqarit


Pas arrestimit të tij, shumë gazetarë anglezë erdhën në Gjorm, jo vetëm për të mësuar mbi jetën e “grabitqarit të Wimbledonit” por edhe për të parë nëse kishte shenja që paratë e vjedhjeve të kishin mbërritur tek të afërmit e tij në Shqipëri.

“Fola me vëllain e tij. Mesa pashë, ishte një njeri shumë i rregullt. Nuk kishte asnjë dijeni për krimet. Nuk ishte krenar që i vëllai kishte kryer këto shkelje. Besoj se kishte një farë turpi nga familja e tij. Një nga gjërat që më interesonte mua, ishte nëse kishte përdorur paratë e vjedhura në Londër për të ndërtuar prona ose për të pastruar paratë në Shqipëri. Nuk kishte prova që mund të ta vërtetonin këtë”, tha Stephan Wright, Gazetar “Daily Mail”.



©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.