Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përse drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, nuk nis hetimet për Çim Pekën?!

Drejtuesi i portalit syri.net, i cili është arratisur nga Shqipëria, nuk është marrë ende në hetim nga prokuroria, pavarësisht se fabrikoi një lajm të tmerrshëm kriminal që mund të kishte pasoja të rënda për qytetarët e Tiranës dhe Durrësit.

Gazeta SHQIP mëson se pavarësisht se prokuroria e Tiranës, që drejtohet nga Elisabeta Imeraj, lajmëroi dje nisjen e hetimeve për përhapje të informacioneve të rreme që ngjallin panik, në të vërtetë nuk ka nisur asnjë hetim për Çim Pekën.

Pas fabrikimit të lajmit kriminal që alarmoi Tiranën dhe pas shoqërimit në komisariat të gazetarëve të portalit Syri.net , sektori i Anti-Terrorit në polici ka zgjeruar rrethin e personave që po hetohen për akuzën e shpërndarjes së lajmeve të rreme që shkaktojnë panik tek njerëzit.

Policia referoi çështjen pas lajmit të së dielës, ku thuhej se në orën 23:30 pritej që vendi të goditej nga një tërmet i fortë, çka shkaktoi frikë.

Pas referimit të çështjes nga policia prokuroria detyrohet të nisë hetimet, por pavarësisht kësaj gazetari Peka vazhdon i qetë, madje duke publikuar të tjera lajme të fabrikuara.

Ai tradhtoi edhe punonjësin e tij, që ra viktimë e këtij skenari kriminal, që sipas institucioneve të vendit ishte i planifikuar dhe kishte si qëllim krijimin e panikut dhe terrorit në vend.

Pavarësisht makinacioneve të përdorura dhe tentativës për të bërë viktimën, lajmi kriminal i shkruar nga portali syri.net dhe që tmerroi shqiptarët ishte i shkruar e zezë në të bardhë.

Shpërndarja e lajmeve të rreme me qëllim për të shkaktuar kaos dhe panik përben vepër penale dhe në bazë të nenit 267 të Kodit Penal dënohet deri në 5 vite burg.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore