Vijojnë goditjet e tërmetit, por nuk ka vend për panik; janë me magnitudë të ulët

Pas lëkundjes të shkallës 4 në orën 22.08 minuta, janë shënuar sërish disa lëkundje, por pa shqetësime për banorët. Sipas sizmologëve dhe raportimeveë më të fundit bëhet e ditur se janë shënuar edhe katër lëkundje të tjera, me shkallë të ulët dhe gati pa ndikim serioz tek banorët.

Lëkundjet janë ndjerë në Durrës dhe Tiranë dhe variojnë nga 2.2 deri në 44.4 ballë të shkallës rihter, duke mos qenë aspak problematikë. Ashtu sikurse e kanë theksuar këto dy ditë edhe sizmologët, do të ketë lëkundje të lehta, por pa pasoja.

Sipas tyre, goditja e fuqishme është e shoqërueshme me të tjera lëkundje të njëpasnjëshme, por nuk përbëjnë rrezik, sepse fuqia e madhe e goditjes ishte në të parin rast; atë të orës 16.05 minuta të së shtunës së 21 shtatorit.


Nga tërmeti i pasdites së të shtunës pati mjaft dëme në Durrës e Tiranë dhe shumë banesa pësuan çarje të rënda, e disa banesa të vjetra u kthyen në të pabanueshme.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.