
Tërmeti nuk shembi Tiranën mbrëmë, por groposi gazetarinë
Shumë media shqiptare, televizione kombëtare, agjenci lajmesh, media online, portale pa fund, dëshmuan mbrëmë mizerjen e tyre profesionale dhe përgjegjshmërinë zero qytetare.
Atë që nuk e ka parashikuar dot asnjë shkencëtar, orën dhe vendin se ku do të godasë një tërmet, e parashikuan mediat shqiptare. Caktuan edhe orën, 22.30. Unikale, e paprecedentë, e paimagjinueshme. Askund nuk ka ndodhur asnjëherë. Sepse parashikimi i tërmeteve nuk është si parashikimi i motit.
Një shkencëtar grek që po tenton të bëhet edhe fallxhor me shqiptarët. Ai u intervistua dje duke thënë se rreziku tani është më i madh pasi disa ndërtesa janë dëmtuar e mund të shemben me lekundje edhe më të vogla. Lajmi u "modifikua" e u bë edhe më agresiv.
Nëpër rrjetet sociale publikimet u përhapën me vrull. Mediat u vunë në garë për të përhapur lajmin e madh. Në një vend ku paniku ishte nëpër këmbë, qytetarëve nuk ia desh shumë për të lënë shtëpitë dhe për të marrë arratinë për ti shpëtuar orës fatale.
Mund të jemi krenarë për qetësinë dhe qytetarinë e treguar mbrëmë nga banorët e Tiranës. Të tilla situata mund të përfundojnë në kaos, dhunë, plaçkitje e grabitje. Policia ndaloi nja dy gazetarë, që për "koincidencë" janë të mediave që mbështesin opozitën. Por unë mendoj se nuk ka burg që mund ta nxërë median shqiptare për atë që bëri mbrëmë.
Dështim fatal i kryeredaktorëve, që për ca klikime më shumë, vrapuan të bëjnë copy-paste një lajm të çmendur. Jam i kënaqur që mbrëmë qëndruam në anën e informimit korrekt dhe ruajtjes së qetësisë publike.
Ju ftoj ta shpërndani këtë reagim si një shuplakë për ata që çdo ditë i lexoni për tu informuar!

CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >

“Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar
Historia e plotë >
Me revoltën ndaj Kapitolit, Trumpistët janë bërë de facto një parti e tretë
Historia e plotë >


2021-shi, viti i betejës fatale të 25 prillit
Historia e plotë >
Niko Peleshi u hoq si i paaftë dhe rikthehet si ushtar!
Historia e plotë >
CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Nuk pranoi që Trump të ishte në varrimin e tij”, bëhet film jeta e sena...
Historia e plotë >
Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Ç'do të ndodhë kur Covid-19 të bashkohet me virozat e vjeshtës?

Incident i rëndë me pasojë vdekjen, Brazili ndal testimet e vaksinës kineze për koronavirus

VENDIMI/ Bizneseve të vogla iu “falen” rreth 35 milionë euro në vit, ja kush përfiton
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
