Ligji për shpifjen, një fakenews nga Qeveria!

Nga Gazeta SHQIP

Në dhjetor 2018, qeveria depozitoi në Kuvend një projektligj, ku synonte ashpërsimin për portalet apo mediat që shpërndajnë lajme të rreme (fake news). Kjo ishte tentativa e tretë e qeverisë Rama, për të disiplinuar portalet dhe drejtuesit e saj. Megjithatë ligji u la në heshtje, shpifjet vazhduan derisa kulmuan mbrëmjen e djeshme, të 22 shtatorit.

Mijëra njerëz dolën në në rrugë, pas një fake news që shpërndau portal Syri.net. Turma qytetarësh lëviznin pa asnjë orientin, ishte gati-gati një kaos i njëjtë me atë të viteve 30’ në SHBA, ku për shkak të një lajmi të rremë që bankat nuk kishin më para, qytetarët u turrën në sportele duke kthyer vendin në kolaps financiar.

Më i rëndë ishte fakenews i vitit 1938, ku Orson Wells njoftoi në radion amerikane, se marsianët po pushtojnë tokën, aq sa pasojat e atij lajmi të rremë ndjehen sot e kësaj dite.

E njëjta gjë mund të kishte ndodhur edhe dje me fakenews-in e “marsianit Çim Peka”. Qytetarët mund të thyenin marketet, dyqanet, bizneset, makinat dhe plaçkitur çdo gjë që u dilte përpara. Pasojat e një kaosi nga lajme të tilla, mund të jenë edhe aktet e dhunës deri në krime, mes qytetarëve.

Qeveria nxori ministren Xhaçka për të qetësuar turmën, dhe u mjaftua me një njoftim për mediat, se kishte nisur hetimet ndaj portalit Syri.net.

Por në një shtet tjetër normal, kjo media do ishte mbyllur direkt, gazetarët e turnit do të shkarkoheshin nga puna, drejtori do të jepte dorëheqjen, ndërsa ndaj pronarit do të niste një hetim penal.

Por asgjë nga këto nuk ndodhi!

E para sepse qeveria u tërhoq për projektligjin për shpifjen, që duhej të miratohej menjëherë pas rekomandimeve të OSBE. Kjo nuk ndodhi, dhe qeveria u bë pjesë e fakenews-it.

E dyta, nëse ligji do të kishe hyrë në fuqi, portali i gazetarit Çim Peka do të kishte më tepër kujdes, duke verifikuar vërtetësinë e lajmit në disa burime.

Dhe e treta, pas lajmit të rremë, Syri.net, do të gjobitej dhe do të mbyllej menjëherë së funksionuari, për shkak të panikut që krijoi në popullatë.

Por, sot dita vijon normalisht. Qeveria ka mashtruar me ligjin e shpifjes, Syri.net ka nisur ofensivën pas shpifjes, dhe njerëzit ende lexojnë…

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.