Alarmi për tërmet në orën 23.30 i rremë, Xhaçka: Autorin do e gjejmë dhe do dënohet me burg

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një dalje për mediat në lidhje me alamin fals për një tërmet në orën 23:30 ka ftuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos krijojnë panik.

Xhaçka tha se termetet nuk parashikohen dhe autorët e këtij lajmi të rremë do të dënohen me burg.

“Do gjejmë autorin e këtij akti kriminal, i cili do të dënohet me burg. Tëmetet nuk mund të parashikohen, kjo është idiotësi. Kjo që ka ndodhur sot që ka përhapur panik në njerëz, është një shpikje perverse e një mendjeje të sëmurë.


I ftojmë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpinë e tyre dhe të mos përhapin panik. Edhe kodi penal në nenin 207 e dënon përhapjen e njoftimeve të rreme, që përhapin pasiguri dhe panik“, deklaroi ministria Xhaçka.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.