Tragjedi në turneun e boksit në Shkodër, humb jetën në ring sportisti

Duhej të kishte festë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, ku po zhvillohej turneu i boksit “Shkodra Boxing Night”, por gjithçka përfundoi me një tragjedi.

Boksieri bullgar Isus Velchkov humbi jetën në ring, teksa ishte duke u ndeshur me sportistin durrsak Ardit Murrja, ku mori disa goditje radhazi dhe u shemb në tokë.

Mjekët i dhanë menjëherë ndihmën e shpejtë, ndërsa u bë edhe transportimi i tij drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve, sportisti bullgar nuk arriti të mbijetojë.


Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen e Isus Velchkov u bë një atak kardiak, por në një moment të dytë pritet të dalin edhe rezultatet e ekspertizës mjekësore.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.