Tmerri dhe paniku që përjetuan gjimnazistët e Mitrovicës, që ishin turistë në Durrës

Tmerrit të tërmetit me epiqendër në Durrës, por që u ndje në të gjithë vendin dhe me pasoja të rënda për prefekturat e Durrësit dhe Tiranës nuk i kanë shpëtuar as një grup gjimnazistësh nga Mitrovica, të ciët ishin nisur për një fundjavë në qytetit bregdetar.

Familjarët e tyre kanë kontaktuar me Gazetën Shqip për të mësuar rreth gjendjes së fëmijëve, të cilët nuk kishin pasur mundësi kontakti edhe për shkak të shkëputjes së linjave telefonike nga tërmeti i fuqishëm.

Sipas burimeve dhe komunimeve me prindërit, gjimnazistët kanë përjetuar momente ankthi dhe frike dhe se për ta përkujdesja ka ardhur vetëm nga shoqëruesit, që në rastin konkret ishin mësues. Edhe pse nuk kanë pësuar lëndime, për shumë orë kanë mbetur nën panik të madh edhe për faktin se e kanë pasur të pamundur të komunikonin me të afërmit e tyre në Mitrovicë dhe qytete të tjera të Kosovës.
Ata kanë mundur të rikthehen më pas drejt Kosovës, duke përjetuar për shumë orë ankth e tmerr nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.