Tërmeti në Shqipëri, ja liderët që u shqetësuan dhe telefonuan kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot para deputetëve dhe ministrave se kishte marrë shumë mesazhe nga kryeminsitra e presidentë të huaj, të cilët kishin shprehur gatishmërinë që të ndihmonin Shqipërinë.

Rama tha se pak minuta pasi ndodhi tërmeti kishte marrë telefonata nga kryeministri i Italisë, Presidenti i Francës, por edhe ai i Turqisë i kanë telefonuar, si dhe nga komisionieri Avramopulos.

“Ministria e Financave i ka bërë skenarët duke menduar një skenar më të keq se ky, por kur i kalojnë kufirin edhe qeveritë e shteteve më të mëdha i drejtohen solidaritetit të vendeve të mëdha, sikur ka ndodhur me Greqinë dhe Italinë.


Kjo është arsyeja që më kanë marrë në telefon kryeministri i Italisë, Presidenti i Francës, kancelarja austriake, komisioneri Avramopulos, për të thënë cfarë doni? Më tutje presidenti i Turqisë, ata kanë aktivizuar strukturat e tyre” ishte kjo deklarata e Ramës.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.