Tërmeti në Shqipëri, gazetari i “The Economist”: A janë të sigurta ndërtesat!?

“Tërmeti në Tiranë do të na tregojë nëse janë respektuar apo jo rregullat e ndërtimit gjatë këtyre viteve të fundit”. Me këtë status në Twitter, gazetari i njohur i revistës “The Economist”, Tim Judah preku një ëështje shqetësuese, e cila në raste të tilla sicc ishte tërmeti i fuqishëm i së shtunës në Shqipëri, del edhe më shumë në pah.

Shqipëria konsiderohet një vend me aktivitet të ndjeshëm sizmik, por ngjarjet e kësaj natyre, ndonëse të shpeshta, përgjithësisht janë të një intensiteti të tillë të ulët që njerëzit nuk i ndiejnë, dhe kontrolli i ndërtimeve nga ana sizmologjike ka përbërë një shqetësim të hershëm në vendin tonë.


Në pasqyrimin e bërë tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, Mirror Online citonte dhe një banor të Durrësit, Franko Gjordeni që shprehej se apartamenti i tij dhe orenditë ishin dëmtuar keqas. “Banesa ime ishte duke u shembur për herë të dytë”, ka thënë ai; “ishte një mrekulli që i rezistoi kësaj goditjeje.

Këto godina nuk janë bërë për të përballuar tërmete të këtij lloji, ka thënë banori, që prek kështu padashur një problematikë, e cila ka qenë prej kohësh arsye shqetësimi për kritikët.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.