Tërmetet vijojnë/ Qeveria në mbledhje të jashtëzakonshme, emergjencat në gatishmëri ekstreme

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë në mesnatë se ka ndjekur situatën pas tërmeteve duke konstatuar se ka funksionuar në kohë reale i gjithë sistemi i emergjencave. Kreu i qeverisë rezervoi një përgëzim për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Dua të përgëzoj dhe Ogertën e cila meriton një adresim të posaçëm pasi e ka kryer me shumë përkushtim dhe rezultat detyrën e saj të ndërgjegjësimit dhe angazhimit të strukturave shëndetësore për raste emergjencash si dhe për ndjekjen gjatë gjithë kohës që nga sekonda e parë të gjithë situatës duke mbështetur dhe koordinuar gjithë sektorin.

Më vjen mirë që ka funksionuar në kohë reale i gjithë sistemi i emergjencave, thithja e informacionit në terren dhe përcjellja dhe përpunimi i tij si dhe organizimi kapilar në gjithë territorin.



Për shkak se unë nuk u gjenda këtu por isha në mes të udhëtimit për në SHBA kam pasur mundësi ta konstatoj këtë nga gjithë fluksi i informacionit që merrja në kohë reale edhe përmes grupeve të Ëhatsapp. Vlen të ndihemi të inkurajuar dhe patjetër pa u zgjatur dhe përpara se t’ia kaloj fjalën ministres së mbrojtjes, duke ju falënderuar për gatishmërinë e reagimit dhe sidomos për koordinimin e informacionit dëshiroj që me radhë edhe për ata që na ndjekin dhe ma ha mendja e kanë të nevojshme të jenë të informuar dhe sado pak të lehtësuar në stresin që padyshim vazhdon nga ai moment dramatik të gjithë ata që kanë për të dhënë informacion, janë të lutur që ta bëjnë këtë gjë”, tha Rama duke ua dhënë fjalën ministrave për të përcjellë më tej informacionet për situatën.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka raportuar për situatën e krijuar pas tërmeteve që preken vendin pasditen e sotme. Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë,  ministri Lleshaj bëri publike masat e marra nga strukturat shtetërore, ku shtoi se aktualisht në terren janë 2200 forca policore.

“Edhe strukturat e Policisë  janë angazhuar që në momentin e parë të tërmetit. Të gjitha strukturat janë ngritur dhe kanë marrë situatën nën kontroll. Të gjitha prefekturat janë në gatishmëri dhe më aktive janë Durrësi dhe Tirana. Aktualisht janë të angazhuar 2200 forca policie dhe ka pasur 1261 situata që kanë qenë  për situatën. Qytetarë kanë nevojë për asistencë . Të gjithë janë të gatshëm dhe përcjellin një mesazh solidariteti dhe po vijojmë evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar”-tha Lleshaj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.