Tërmet shkatërrimtar në 23:30, reagon Ministria e Mbrojtjes

Sapo është ndjerë tërmeti më i fundit në Tiranë, me magnitudë 4.5, në disa portale dhe rrjete sociale ka filluar të qarkullojë një lajm “zyrtar” se rreth orës 23:30 do të ketë një tërmet shkatrrimtar.

Por nuk ka vonuar shumë as reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes, e cila e përgënjeshtron këtë lajm.

“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor”, thuhet në reagimin e MB.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.