“Të lëmë diçka nga rroga”/Deputeti propozon fond të posaçëm për tërmetet: Jemi në rrezik

Deputeti socialist Paulin Sterkaj propozoi që çdo qeveri që do të vijë në Shqipëri duke nisur nga aktualja të ketë një fond special për raste të tilla duke qenë se vendi ynë është zonë sizmike.

“A i ka ardhur koha që të gjitha qeveritë të kenë një fond special meqë kemi fatin të jemi një zonë sizmike. Para shumë vitesh ka ndodhur në Shkodër, unë kam qenë 18-vjeç. Çdo qeveri të ketë një fond të paprekshëm, për të mos i shtrirë dorën askujt. Më mirë se të bëjmë ne propagandën, specialistët e fushës të japin në televizion për fëmijët programe informuese për tërmetin që kaloi dhe atë që mund të vijë një ditë. Nga deputetët të lënë diçka, që në raste emergjence si tërmeti apo zjarri të lënë diçka” tha ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.