Stadiumi, ushtria nis ngritjen e kampit për të pastrehët (VIDEO)

Për banorët, shtëpitë e të cilëve janë prekur nga tërmeti dhe janë në rrezik për banim, apo edhe krejt të pabanueshme është vendosur ngritja e kampit të strehimit. Mëngjesin e sotëm u vendos që çadrat të ngriheshin në aneksin e stadiumit, por me urdhër të kryeministrit Rama, u la që kampi të ngrihej brenda stadiumit, me qëllim që banorët të jenë më të kontrolluar dhe të marrin shërbimet e duhura.

Ndaj, ekipet e emergjencës janë drejtuar fushës së gjelbër për të ngritur kampin e strehimit të banorëve dhe për të ofruar shërbimet e tjera për të prekurit. Gjithashtu aty do të shkojnë edhe psikologë, sidomos për fëmijët.

Ndërkaq, Bashkia ka marrë masa për të pasur gjithçka në funksion të banorëve, ndërsa një pjesë e ushtrisë ka zbarkuar që herët për të qenë në gatishmëri të plotë sidomos për ngritjen dhe montimin e çadrave.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.