Skandali i të dhënave: Facebook-u pezullon mijëra aplikacione!


Facebook-u ka mbyllur dhjetëra mijëra aplikacione si pjesë e hetimit që nisi fill pas skandalit të përdorimit të të dhënave të shumë përdoruesve të rrjetit social nga ana e firmës së konsulencës Cambridge Analytica, pa miratimin e tyre.

Kompania sqaroi se jo të gjitha aplikacionet e pezulluara përbënin kërcënim për përdoruesit. Por në shënjestër duket kanë përfunduar aplikacionet që mendohet se mund të “ketë keqpërdorur të dhënat personale”, duke ngjallur kështu sërish shqetësime mbi praktikat e privatësisë së gjigandit të teknologjisë.

Washington Post thotë se Facebook “kishte identifikuar afërsisht 10.000 aplikacione “ të cilat mund të kenë shpërdoruar të dhënat e konsumatorëve”.
Facebook-u u vu nën presion të madh në 2018 pasi doli në dritë fakti që Cambridge Analytica kishte pasur akses në informacionet personale të përdoruesve. Asokohe, kompania u gjobit me 5 miliardë dollarë nga Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.