Shtohen tensionet në Gjirin Persik, Irani: Do të shkatërrojmë çdo agresor, lufta nuk mund të shmanget!

Irani ka kërcënuar se do të ndjekë e shkatërrojë çdo agresor, dhe thotë se pas goditjes së rafinerive të naftës në Arabinë Saudite dhe dërgimit të trupave amerikane atje, lufta mund të jetë e pashmangshme.

Një ditë pasi kreu i Gardës republikane elitë të republikës islamike deklaroi në TV shtetëror se “agresioni i kufizuar nuk do të mbetet i tillë”, ministri i Jashtëm Iranian, Javad Zarif i tha rrjetit amerikan CBS se gjasat për një konflikt të plotë janë shtuar ndjeshëm, ndërsa e mohoi edhe një here përfshirjen e Iranit në sulmet ndaj Arabisë Saudite.

“Nuk jam i sigurt se mund ta shmangim luftën”, u shpreh Zarif. “Ajo që mund të them me siguri është se nuk do të jemi ne ata që do ta fillojnë konfliktin, por se ai që e fillon nuk do të jetë edhe ai që e përfundon”. I pyetur së çfarë nënkuptonte me këtë fjali, ministri shtoi: “Kjo do të thotë se lufta nga ana jonë, nuk do të ketë limite”!!!


 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.