“Shqipëria në rrezik serioz”, alarmi nga Instituti Gjerman i Sizmologjisë

Një tërmet i madh me madhësi 5.8 ka tronditur Shqipërinë gjatë ditës së djeshme dhe ka ngritur frikë tek qytetarët. Sidoqoftë nuk ka raportime për viktima.

Disa tërmete tashmë kanë tronditur të Shtunën, vendin e vogël ballkanik në Adriatik. Sipas informacionit më të fundit zyrtar të paktën 108 persona u plagosën. Qendra e tërmetit më të fortë me madhësi 5.8 ishte tek Kepi i Rodonit dhe shumë ndërtesa u dëmtuan.

Sipas ministrisë, epiqendra e tërmetit të parë nuk ishte larg nga Kepi i Rodonit në veri të qytetit portual të Durrësit. Ministria foli për tërmetin më të madh në Shqipëri për dekada. Sipas mediave, dridhjet shkaktuan panik, veçanërisht në Durrës dhe në kryeqytetin shqiptar Tiranë.


Tërmetet u ndje edhe në vendet fqinje të Malit të Zi dhe Maqedoninë veriore, sipas raporteve të mediave nga të dy vendet. Kryeministri Edi Rama anuloi pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB në Nju Jork pas tërmtit.

Mesdheu është një nga rajonet më aktive për tërmetet në Evropë. Atje, pllaka kontinentale afrikane dhe euroaziatike lëvizin drejt njëra-tjetrës, duke shkaktuar tensione që shkarkohen pa masë përmes tërmeteve.

Për më tepër janë edhe të ashtuquajturat mikropllaka që lëvizin në Adriatik. Sidoqoftë, edhe tërmete si ato të shtunës nuk janë të zakonshëm në Shqipëri, e cila ndodhet në brigjet e Adriatikut.

Kohët e fundit pati tërmete të ngjashme të fuqishme më 1 qershor në Korçë, në juglindje të vendit. Aty pati një tërmet me madhësi 5.2 ballë. Edhe atëherë u shënuan dëme të konsiderueshme. ZDF

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.