Shënjestra e atentatit, si u gjetën në shtëpinë e Mareglen Hakës 35 milionë euro

Prej asaj kohe, ai është rritur me opinionin e krijuar në familje se Roland Hakën e kishte nxjerrë dikush në pritë. Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë.

Sot iu bë atentat tek dera e shtëpisë në fshatin Nikël në Fushë-Krujë, por Mareglen Haka nuk është një emër i panjohur për Policinë  e Shtetit. Haka është një emër i skeduar dhe i arrestuar për vrasjen e biznesmenit të kromit, Nadien Zeneli, ngjarje e ndodhur më 13 qershor 2011 në Tiiranë.

Ai u akuzua se e vrau Zenelin në shenjë hakmarrjeje ekzekutimin e vëllait të tij, Roland Haka, ngjarje e vitit 2004. Sipas policisë, Mareglen Haka ka qenë vetëm 13 vjeç në kohën kur vëllai i tij Roland Haka u ekzekutua nga një breshëri automatiku në vitin 2004.


Prej asaj kohe, ai është rritur me opinionin e krijuar në familje se Roland Hakën e kishte nxjerrë dikush në pritë. Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë.

Viktima e vrasjes në Bllok, Nadien Zeneli, ka qenë i martuar me kushërirën e të dyshuarit, me të cilën ishte i divorcuar. Hera e fundit që emri i tij u dëgjua në media ishte 12 shtatori i vitit 2018, kur Policia rrethoi Niklën, fshatin që njihet si vendi ku ligji bëhet nga të fortët. Asokohe u shoqëruan 11 persona, të akuzuar për gjobëvënie, vjedhje dhe atetnate me tritol.

Policia kontrolloi vilat e familjes Haka, Çangu dhe Bami, dhe në polici u shoqëruan edhe dy miqtë Mareglen Haka dhe Valter Bami. Pas këtij arrestimi, gazetari investigativ, Artan Hoxha tha se iu gjetën në shtëpi 35 milionë euro. Nga ajo kohë, nuk ka informacion sesi Haka u lirua dhe përfshi sërish në një atentat si ky i sotmi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.