Rrathë misteriozë po mbulojnë shkretëtirat në Tokë (FOTO)


Ajo çfarë i bën edhe më të çuditshëm këta rrathë, është fakti se të tëra ato kanë një diameter prej 20cm, dhe një largësi fikse nga njëra-tjetra, e cila është po 20 cm.

Disa rrathë misterioz janë shfaqur në shkretëtirën e Namibisë, por jo vetëm. Këto rrathë gjithashtu janë shfaqur me kalimin e kohës edhe në shkretëtira apo ambiente fushore të tjera nëpër botë.

Ajo çfarë i bën edhe më të çuditshëm këta rrathë, është fakti se të tëra ato kanë një diametër prej 20cm, dhe një largësi fikse nga njëra-tjetra, e cila është po 20 cm.


Një teori shpjeguese thotë se rrathët janë krijuar nga bimë të gjendura nën tokë, të cilat kanë nevojë për ujë, dhe kanë dalë afër sipërfaqes, por kjo teori nuk e shpjegon diametrin e njëjtë dhe as largësinë e njëjtë nga një rreth në tjetrin.

Një tjetër teori sugjeron që rrathët janë krijuar nga termite dhe krimba që gjenden nën tokë dhe kërkojnë për burime ushqimi apo drite.

Gjithsesi fiset vendase, mendojnë se shkaku i vërtetë për rrathët është diçka jashtëtokësore. Ende sot e kësaj dite, nuk dihet motivi dhe arsyeja e vërtetë e këtyre rrathëve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.