Rikthehet ‘E Diell’, zbulohen të ftuarit VIP të puntatës së parë (FOTO)

Sezoni i ri televiziv riktheu edhe njëherë në ekran emisionet më të dashura për shqiptarët. Ditën e sotme starton sërish një ndër programet më të ndjekur të së dielës, “E diell”, i cili këtë herë ka rezervuar surpriza të shumta.

Në 4 orë maratonë do të kemi mundësinë të shijojmë një spektakël të jashtëzakonshëm me shumë rubrika të reja dhe intervista ekskluzive me personazhe të njohur.

Puntatën e parë të ftuar specialë do të jenë vëllezërit korçarë, si dhe shefi më i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Endri dhe Stefi pritet të zbulojnë shumë detaje nga jeta e tyre artistike dhe sigurisht ajo private.


Ndërsa Renato Mekolli do të na tregojë më tepër për edicionin e dytë të “Hell’s Kitchen” dhe me siguri nuk do të mungojnë pyetjet për pushimet e tij të shumë diskutuara.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.