Rama mbledh grupin për tërmetin dhe i përvishet Veliaj: Këtë ditën pa makina s’e shtynim dot për ndonjë ditë tjetër ne…?!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen mbledhjen e grupit të PS ku ishin të pranishëm edhe kryebashkiaket e qyteteve që janë prekur më shumë nga tërmeti, veçanërsiht Tirana dhe Durrësi.

Rama u shpreh se më e keqja kaloi dhe tashmë është radha për të folur me njerëzit dhe për të parë se sa janë dëmet. Kreu i qeverisë tha se të gjitha familjet duhet të kontaktohen deri në darkë duke theksuar faktin se përqendrimi maksimal duhet të jetë në Durrës. Pas fjalës së kryebashkiakes së Durrësit që raportoi për gjendjen në këtë qark, Rama me një ton të ashpër iu drejtua Erion Veliajt.

“Ky kryebashkiaku i Tiranës ku është? Atë ditën pa makina nuk e shtyjmë do të për një tjetër ne apo…”, tha Rama.


Nga ana e tij kryebashkiaku e justifikoi mosshtyrjen e këtij aktiviteti edhe si një arsye më shumë që njerëzit të qëndrojnë dhe të argëtohen më tepër në ambiente të hapura, ndërsa duhet theksuar se raportimi për situatën në kryeqytet pas tërmetit ishte i shkurtër dhe i ftohtë nga ana e Veliajt.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.