Pavarësisht “liftingut” 30 mln $/ Si u shndërrua Parisi nga qytet i romancës në qytet të pisllëkut (FOTO)

Javën e kaluar, parizienët që jetojnë në Bulevardin Saint-Martin, një aks i rëndësishëm lindje-perëndim në veri të Senës, zbuluan se pemët përgjatë rrugës së tyre ishin mbuluar me grafiti. Por kjo nuk është dicka e re. Dyert e apartamenteve, vitrinat e dyqaneve, vazot e luleve, stendat dhe shtyllet elektrike janë mbushur me mbishkrime e vizatime prej javësh, e madje muajsh të tërë thotë the Guardian.

Përgjatë bulevardit deri tek Place de la République – që duket e drobitur, pavarësisht “liftingut” prej 20 milionë paundë që iu bë gjashtë vjet më parë – të pastrehët i gjen të shtrirë në tokë ose nëpër stola, me thasët e gjumit që I tërheqin mbi kokat e tyre. Trotuaret janë të mbushura me jashtëqitje qeni e bishta cigaresh; mbeturinat derdhen ne toke; qyteti i dritës dhe romancës është kthyer qytet të pistë, aq sa vendasit i kanë nofkën: “Parisi-koshi i plehrave”. Në ditën botërore të pastrimit, parizienëve iu kërkua të ndihmojnë në pastrimin e pisllëkut që kanë krijuar ata vetë dhe vizitorët e shumtë të kryeqendrës së Francës.

“Parisi po bëhet gjithmonë e më i pisët, situata është shumë problematike, nevojitet një politika agresive për t`I bërë rrugët më të pastra e më të sigurta”, u shpreh Mattheë Fraser, profesor komunikimi në American University në Paris, i cili ka jetuar në këtë qytet për gati 30 vjet. Fraser mendon se problemet burojnë më shumë nga kultura sesa nga pastërtia, duke i akuzuar parizienët për mungesë të “përgjegjësisë personale”.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.