Paniku nga tërmeti/ Hotelet në Dajt dhe në Elbasan u tejmbushën

Frika e shumë njerëzve, të cilët në orën 16.05, kur ndodhi goditja e parë më e fuqishme e tërmetit që u regjistrua të shtunën i ka shtyrë shumë njerëz në Elbasan të drejtohen hoteleve, duke u ndjerë më të sigurt.

Edhe me qytetarët e Tiranës thuajse ndodhi e njëjta gjë, të cilët u drejtuan në Dajt, atje ku mendonin se siguria ishte më e lartë. Hotelet u tejmbushën dhe njerëzit ishin në kërkim të një vendi të sigurt. Megjithatë, fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz.

Edhe njësitë e shërbimit “fast food”, apo piceri mbrëmë kanë pasur një numër të lartë njerëzish, të cilët për të shtyrë orët e natës rrinin në lokale.


Madje, nën zë thanë se as Policia nuk kishte ushtruar kontrolle, sicc ndodh ccdo fundjavë për të mos lejuar lokale të hapura pas orës 00.00, nëse nuk ke një leje të posaccme nga autoritetet e njësive të qeverisjes vendore.

Por, prania e njerëzve dhe moskthimi i tyre në shtëpi për shkak të frikës së tërmetit ka lejuar të tilla toleranca.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.